Milani ka arritur marrëveshje me Rubén Amorim për postin e trajnerit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, 41-vjeçari portugez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Palët pritet ta finalizojnë marrëveshjen gjatë kësaj jave, ndërsa Amorim do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin në stolin e klubit italian.
Amorim së fundmi drejtoi Manchester Unitedin, nga nëntori i vitit 2024 deri në janar të vitit 2026.