FC Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Hansi Flick, njoftim ky që u bë publik këtë të hënë.
Kontrata e re e trajnerit gjerman 61-vjeçar do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2028, me opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër. Marrëveshja e tij e mëparshme ishte planifikuar të përfundonte në qershor të vitit 2027.
Flick mori drejtimin e skuadrës katalanase në korrik të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe e ka udhëhequr ekipin drejt dy titujve radhazi në La Liga.
Në 116 ndeshje në krye të Barcelonës, ai ka regjistruar 88 fitore, 10 barazime dhe 18 humbje, statistika këto që kanë bindur drejtuesit e klubit ta vazhdojnë projektin me të.