Brazil do të dorëzojë sot, më 11 maj, listën e zgjeruar prej 55 lojtarësh në FIFA, si hap i parë drejt Botërorit.
Sipas raportimeve, kjo listë përfshin emra të mëdhenj si Neymar Jr., talentin e Chelsea Estêvão dhe veteranin 41-vjeçar të Portos Thiago Silva.
Edhe pse kjo është vetëm lista preliminare dhe nuk publikohet zyrtarisht, ajo tregon qartë drejtimin që po merr Brazili nën drejtimin e Carlo Ancelotti.
Lista përfundimtare me 26 lojtarë do të publikohet më 18 maj, ku do të vendoset kush e mban fanellën në Botërorin 2026.