Një person i kërkuar për veprën penale “dhunim” është arrestuar në Ferizaj nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.
Sipas Policisë së Ferizajt, arrestimi ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Bytyqi”.
I dyshuari, 24-vjeçar, ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, pikërisht për veprën penale “dhunim”.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti është ndaluar dhe ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.