Errët
Ndritshëm

Neuer drejt rinovimit, pritet kontratë e re me Bayern

24.04.2026
Gettyimages 2270947740

Manuel Neuer, pritet të zgjasë kontratën edhe për një vit tjetër, deri në fund të sezonit 2026/2027.

Sipas raportimeve të “Abendzeitung”, fituesi i Kupës së Botës e ka marrë këtë vendim së bashku me këshilltarët e tij të afërt. Klubi gjerman nuk ka shprehur asnjë kundërshtim për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mësohet se palët kanë zhvilluar edhe më herët bisedime, ku janë dakorduar për kushtet kryesore të kontratës së re.

Neuer është pjesë e Bayern Munich që nga vera e vitit 2011 dhe konsiderohet një nga figurat kyçe të klubit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar 595 ndeshje në të gjitha garat, duke mbajtur portën të paprekur në 269 raste.

Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e tij në treg vlerësohet rreth 4 milionë euro.

Errët
Ndritshëm