Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Ylli portugez e bëri të ditur vendimin e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa largimi i tij është konfirmuar edhe nga klubi përmes faqes zyrtare.
Silva ishte pjesë e “Cityzens” që nga viti 2017 dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke kontribuar në fitimin e 19 trofeve. Mes tyre përfshihen titulli i UEFA Champions League si dhe gjashtë tituj në Premier League.
Largimi i tij pritet të shënojë fundin e një epoke të suksesshme te Manchester City.