Errët
Ndritshëm

Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i Cornellà-s

16.04.2026
V2 Photobooth Cms De 42721280 Date=2026 04 16

Lionel Messi ka blerë klubin katalanas Cornellà, që garon në divizionin e tretë të Spanjës, ka njoftuar klubi përmes faqes zyrtare.

Sipas njoftimit, ky veprim “tregon lidhjen e thellë të Messit me Barcelonën dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e sportit dhe talenteve lokale në Kataloni”, një lidhje që, sipas klubit, ka nisur gjatë kohës së tij te FC Barcelona dhe vazhdon edhe sot.

Cornellà i zhvillon ndeshjet në stadiumin Nou Camp Municipal, me kapacitet prej rreth 1,500 ulësesh, ndërsa klubi është themeluar në vitin 1951 dhe ka një histori të gjatë në futbollin spanjoll.

Messi, ndërkohë, që nga viti 2023 është pjesë e klubit amerikan Inter Miami.

Errët
Ndritshëm