Një rast tragjik është raportuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person rreth 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për rastin reth orës 05:30, dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit kompetent.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.