Një burrë u ther me thikë në Gjakovë, teksa po përpiqej të ndalonte një konflikt mes dy grave.
Përplasja nisi me fjalë brenda shtëpisë së tij, të martën rreth orës 02:20, ndërsa situata doli jashtë kontrollit kur ai u plagos me mjet të mprehtë teksa ndërhynte për të qetësuar situatën.
I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara vazhdon të jetë në arrati.