Errët
Ndritshëm

Zbardhet misteri i Aeroportit: Kompania sqaron se Golf 8 nuk u vodh, por u mor gabimisht

30.03.2026
2020 Volkswagen Golf Style Tdi S A 2.0.jpg

Pas bujës që bëri lajmi për zhdukjen e një veture të tipit Golf 8 në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, vjen një sqarim i rëndësishëm që ndryshon tërësisht rrjedhën e ngjarjeve.

Çifti nga Shqipëria jashtë dyshimeve

Ndonëse fillimisht u hodhën hije dyshimi mbi klientët, një çift bashkëshortor nga Shqipëria, nga kompania e rent-a-car kanë kontaktuar redaksinë tonë për të sqaruar situatën.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, klienti i kishte ndjekur të gjitha procedurat e parapara.

E vërteta doli të jetë më pak “kriminale” sesa u mendua në fillim. Disa shtetas turq, të cilët po ashtu kishin rezervuar një veturë me qira, e kanë marrë gabimisht Golfin 8.

Policia e Kosovës fillimisht e kishte konsideruar rastin si vjedhje, gjë që nuk doli të jetë ashtu.

Errët
Ndritshëm