Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, ka bërë të ditur se rroga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet të martën, më 31 mars.
Përmes një njoftimi publik, ai ka sqaruar se ditëve të fundit kanë qarkulluar informacione të pasakta nga institucione dhe individë të ndryshëm, të cilat kanë krijuar paqartësi te qytetarët.
“Rroga e 13-të do të shpërndahet më 31 mars. Urime!”, ka shkruar Geci.