Errët
Ndritshëm

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një motoçiklist

19.03.2026

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të enjten në Prizren, ku ka humbur jetën një motoçiklist 29-vjeçar.

“Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën dhe më pas është përplasur nga prapa në kamion”, ka thënë Policia e Kosovës.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Errët
Ndritshëm