Errët
Ndritshëm

Dhunë në familje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

13.03.2026
Images (2)

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar për dhunë në familje, pas një sulmi fizik ndaj dy viktimave femra.

Siq ka mësuar Shenjester.net, viktimat ishin gruaja dhe vajza e të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjën e së enjtës në Gjakovë, dhe është duke u hetuar nga Policia për të gjitha rrethanat e sulmit.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për dëmet e pësuara, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm