Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka shfrytëzuar Ditën e Mësuesit, më 7 mars, për të uruar të gjithë mësueset dhe mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Çeku theksoi se mësuesit janë themeli i një shoqërie të zhvilluar, pasi përmes përkushtimit, dijes dhe dashurisë së tyre formësojnë të ardhmen e vendit. Sipas tij, roli i mësuesve shkon përtej përcjelljes së njohurive, ata kultivojnë vlera, përgjegjësi dhe qytetari tek nxënësit.
“Shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë, të cilët me përkushtim dhe dashuri formësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Çeku. Ai gjithashtu falënderoi mësuesit për misionin e tyre fisnik dhe kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.