Errët
Ndritshëm

Dhunë në familje në Gjakovë, policia njofton arrestimin e të dyshuarit

07.03.2026
Policia E Kosoves

Një burrë nga Gjakova është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shkurt.

Sipas Policisë, viktima ka zgjedhur të largohet dhe të kërkojë mbrojtje te familja e saj.

Në raportin 24-orësh, Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet mbi rastin mbeten të hapura.

Errët
Ndritshëm