Errët
Ndritshëm

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

03.03.2026

Një person dyshohet se ka kryer vrasje në tentativë, ndërsa në të njëjtin rast raportohet edhe për dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur ne mengjesin e se Henes ne Peje, ku policia e kosoves ka arrestuar të dyshuarin per keto vepra te renda penale.

Sipas raportimeve të para, i dyshuari (mashkull kosovar) fillimisht ka tentuar t’i marrë jetën një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

Agresioni nuk u ndal me aq. I dyshuari akuzohet se ka ushtruar dhunë t fizike dhe presion psikik edhe ndaj dy familjarëve të tjerë, një burri dhe një gruaje.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor urgjent, ndersa me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për 48 orë.

Errët
Ndritshëm