Errët
Ndritshëm

Ambasadori izraelit Danny Danon: Nuk ndalemi deri në çmontimin total të Iranit

02.03.2026
P06k8zmd

Nga selia e OKB-së në New York, ambasadori izraelit Danny Danon ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke konfirmuar se operacioni nuk do të ndalet deri në “çmontimin total” të kërcënimit iranian.

Sipas raportimeve të BBC, të cilave u referohet Shenjester.net, Danon ka bërë të qartë se Tel Avivi zyrtar ka hartuar një listë të prerë objektivash që duhen përmbushur përpara se të ulen armët: sigurimi që Teherani të mos posedojë kurrë armë bërthamore, shkatërrimi i arsenalit që kërcënon rajonin, paralizimi i fuqisë iraniane në ujërat strategjike si dhe shkatërrimi i rrjetit të gjerë të grupeve pro-iraniane në rajon.

“Operacioni do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme. Do të bëjmë çfarëdo që duhet për të mbrojtur popullin dhe kufijtë tanë,” deklaroi Danon.

Operacioni, i cili nisi të shtunën, ka shënuar një pikë kthese historike. Bombardimet kirurgjikale të SHBA-së dhe Izraelit kanë shkaktuar humbje katastrofike në hierarkinë e lartë të Iranit. Burimet konfirmojnë se mes të vrarëve është edhe Lideri Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ngjarje kjo që ka lënë regjimin në një vakum të rrezikshëm pushteti.

Teherani nuk ka qëndruar duarkryq. Në një përpjekje për të treguar forcën e mbetur, Irani ka lëshuar valë të njëpasnjëshme raketash balistike dhe dronë “kamikazë” drejt territorit të Izraelit.

Objektivat e sulmit iranian nuk janë kufizuar vetëm në shtetin hebre. Raportohet për shpërthime të fuqishme edhe në disa vende të rajonit ku janë të stacionuara bazat e Ushtrisë Amerikane, duke e zgjeruar hartën e konfliktit dhe duke rritur frikën për një luftë të gjithanshme rajonale.

Errët
Ndritshëm