FC Barcelona ka vendosur ta mbajë përfundimisht Marcus Rashford pas paraqitjeve mbresëlënëse në huazim nga Manchester United, raporton Mundo Deportivo.
Klubi katalanas mund ta aktivizojë klauzolën prej 30 milionë eurosh, e cila do të paguhet në tri këste vjetore nga 10 milionë euro. Para vendimit final, drejtuesit duhet të vlerësojnë ndikimin financiar dhe përputhshmërinë me rregullat e Fair Play-it Financiar të La Liga.
Rashford ka kontratë trevjeçare me opsion zgjatjeje edhe për një vit dhe nuk nevojiten negociata të reja, pasi kushtet janë rënë dakord më herët.
Sulmuesi anglez është i lumtur në Barcelonë dhe këtë sezon ka kontribuar me 10 gola dhe 11 asistime.