Errët
Ndritshëm

Incident i rëndë në KEK, një punonjës humb jetën

27.02.2026

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se një punëtor ka vdekur pas një incidenti të rëndë në Termocentralin “Kosova B”.

Sipas njoftimit, viktima është një punonjës mashkull 55-vjeçar, i cili u përfshi në një incident ku edhe humbi jeten. Pas ngjarjes, ekipet e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe shërbimet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Autoritetet po trajtojnë rastin sipas procedurave ligjore, ndërsa KEK shpreh keqardhje të thellë për humbjen e punonjësit.

Errët
Ndritshëm