Errët
Ndritshëm

Manchester United interesohet për Balde

20.02.2026
C (2)

Shefi i rekrutimeve te Manchester United, Christopher Whewell, i ka propozuar drejtuesve të klubit emrin e mbrojtësit të FC Barcelona, Alejandro Balde, raportoi gazetari Ben Jacobs për The United Stand.

Megjithatë, 22-vjeçari spanjoll dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar mes klubeve apo me vetë lojtarin.

Balde ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke dhuruar tre asistime. Kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, llogaritet rreth 60 milionë euro.

Errët
Ndritshëm