Neymar ka habitur tifozët me një deklaratë të sinqertë rreth të ardhmes së tij, duke lënë të hapur mundësinë që në dhjetor t’i japë fund karrierës.
Sulmuesi i Santos FC u shpreh për Cazé TV:
“Nuk e di çfarë vjen më pas, ndoshta do të pensionohem në dhjetor. Do të shohim çfarë më thotë zemra.”
Në moshën 34-vjeçare, braziliani u rikthye te Santos në janar 2025, duke u kthyer në klubin ku nisi gjithçka. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026, por e ardhmja mbetet e paqartë.
I dalë nga akademia e klubit nga São Paulo, Neymar ka lënë gjurmë me fanellën e Santos FC, duke regjistruar gjithsej 254 paraqitje në të gjitha garat, 147 gola të shënuar dhe 71 asistime.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e tij në treg llogaritet rreth 10 milionë euro.