Errët
Ndritshëm

PSG vë në shënjestër Enzo Fernandez

15.01.2026
Dk Sport Preview Enzo

PSG po e ndjek me kujdes Enzo Fernandezin, ndërsa e ardhmja e tij te Chelsea duket e pasigurt.

Sipas L’Equipe, argjentinasi është futur në listën e dëshirave të kampionëve francezë, edhe pse asnjë ofertë konkrete nuk është bërë  të paktën këtë dimër. Pas shkarkimit të trajnerit Enzo Maresca, Fernandez po mendon për opsionet e tij të ardhshme.

Me kontratë deri në vitin 2032, Chelsea nuk ka presion, por mesfushori ka lënë gjurmë këtë sezon në Premier League, me gjashtë gola dhe një asist në 20 ndeshje, shifra që e bëjnë shumë tërheqës për klubet e mëdha.

Errët
Ndritshëm