Eliminimi poshtërues i Real Madridit nga Kupa e Mbretit ndaj Albacetes (3-2) ndezi rrjetet sociale.
Fitorja që duhej të ishte një formalitet për “Los Blancos” u kthye në një dështim të rëndë, duke tronditur tifozët dhe ambientin brenda klubit.
Situata u shfrytëzua menjëherë nga Gerard Piqué. Ish-mbrojtësi katalanas ironizoi emërimin e Álvaro Arbeloas si trajner.
“Një fillim i mbarë për Real Madridin e ri”, u shpreh Piqué në Twitch.
Komenti i tij u bë viral dhe u pa si një tjetër provokim ndaj rivalit historik, duke e thelluar zhgënjimin në kampin madrilen pas eliminimit nga Copa del Rey.