Errët
Ndritshëm

Derbi londinez: Chelsea përballet me Arsenalin

14.01.2026
Saka Caici

Chelsea dhe Arsenal përballen sonte në orën 21:00 në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.

Chelsea siguroi kalimin pas fitores 3-1 ndaj Cardiff Cityt, ndërsa Arsenali eliminoi Crystal Palace vetëm pas penalltive. Ky do të jetë takimi i dytë mes dy skuadrave këtë sezon, pas barazimit 1-1 në muajin nëntor.

Chelsea vjen me moral të lartë pas debutimit fitues të Liam Rosenior në krye të skuadrës, ku Blutë triumfuan 5-1 ndaj Charlton Athletic në FA Cup. Në anën tjetër, Arsenali synon revanshin ndaj rivalit londinez dhe vjen nga një fitore bindëse 4-1 kundër Portsmouthit në FA Cup, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar kur u eliminua në këtë fazë nga Newcastle.

Në Carabao Cup, dy ekipet janë përballur tetë herë, me Chelsean që ka katër fitore dhe një barazim.

Sa i përket mungesave, Chelsea nuk do të ketë Moises Caicedo për shkak pezullimi, ndërsa gjendja e Malo Gusto, Reece James dhe Cole Palmer mbetet në dyshim. Te Arsenali mungojnë Piero Hincapie, Max Dowman, Riccardo Calafiori dhe Cristhian Mosquera.

Errët
Ndritshëm