Klubi anglez ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin portugez Ruben Amorim. 40-vjeçari është informuar për vendimin dhe largohet me efekt të menjëhershëm, pas 14 muajsh në krye të skuadrës.
Sipas raportimeve nga The Athletic, vendimi erdhi si pasojë e prishjes së marrëdhënieve mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit.
Klubi shton se, me skuadrën që aktualisht renditet në vendin e gjashtë në Premier League, drejtuesit kanë marrë me hezitim vendimin se tani është momenti i duhur për një ndryshim, me synimin për t’i dhënë ekipit mundësinë më të mirë për të arritur pozicionin më të lartë të mundshëm në kampionat.
Në fund, Manchester United falënderon Ruben Amorim për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen, ndërsa bën të ditur se Darren Fletcher do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit në ndeshjen kundër Burnley-t, të mërkurën.