“Bomba” e fundit e vitit në futboll erdhi nga Brazili dhe mban firmën e Neymar Jr. Vetëm pak minuta para skadimit të kontratës, Santos përmbushi dëshirën më të madhe të tifozëve duke zyrtarizuar rinovimin e yllit brazilian deri në dhjetor 2026.
Njoftimi erdhi në orët e vona të natës , me një mesazh ne X “The time is coming”.Shumë shpejt u bë e qartë Neymar do të vazhdojë në Vila Belmiro, më gjatë sesa pritej fillimisht.
“Santos është gjithmonë prioriteti im” kishte deklaruar Neymar pak javë më parë.
Me kontratën e rinovuar dhe qetësinë e rikthyer, Neymar do të fokusohet në rikuperimin pas operacionit, me objektivin e qartë për të qenë gati dhe konkurrues për një vend në Botërorin 2026.