Errët
Ndritshëm

Granit Xhaka ndalon Cityn

02.01.2026
Granit Xhaka Of Sunderland Is Put Under Pressure By Phil Foden Of Manchester City

Manchester City bëri një hap mbrapa në rrugëtimin për titullin në Premier League. Në ndeshjen e parë të vitit 2026, “Citizens” u ndalën me barazim pa gola nga Sunderland, i udhëhequr nga Granit Xhaka. Kjo rrit diferencën ndaj Arsenalit, të cilët janë në krye të tabelës, në 4 pikë.

Pep Guardiola u shpreh pas ndeshjes se skuadra e tij krijoi shumë raste, por i mungoi finalizimi:

“Ne krijuam jashtëzakonisht shumë raste. Nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë një ekip që ka ardhur këtu dhe ka krijuar kaq shumë sa ne. Sot luajtëm shumë më mirë, por nuk arritëm ta fitonim ndeshjen. Tani duhet të rikuperohemi, sepse kemi vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Chelseat dhe do të vazhdojmë të luftojmë.”

Nga ana tjetër, Granit Xhaka dukej i  kënaqur me barazim:

“Në fund, natyrisht që duam të fitojmë ndeshje, por duhet të shohim realitetin. Sapo u rikthyem në Premier Ligë pas kaq shumë vitesh dhe kemi pasur disa ndryshime në ekip.”

Ai gjithashtu përgëzoi mentalitetin dhe shpirtin “të pabesueshëm” të skuadrës, duke thënë se kjo tregon se “është shumë e vështirë të luash kundër nesh”.

Në xhiron e ardhshme, Manchester City pret Chelsean në shtëpi, të cilët sapo shkarkuan trajnerin e tyre. Ndërkohë, Sunderland udhëton drejt Londrës për t’u përballur me Tottenhamin të dielën.

 

Errët
Ndritshëm