Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të Premier Ligës për vitin 2025, me vëmendjen kryesore në “Emirates Stadium”, ku Arsenal pret Aston Villën. “Gunners” synojnë të mbrojnë kreun e tabelës, por përballë kanë një kundërshtar në super formë.Skuadra e drejtuar nga Unai Emery udhëton drejt Londrës me 11 fitore radhazi, duke e bërë këtë duel gjithçka tjetër përveçse të lehtë për vendasit.
Në raundin e 19-të, një tjetër përballje interesante zhvillohet në Old Trafford, ku Manchester United pret Wolverhamptonin. “Djajtë e Kuq” kanë një mundësi ideale për të ndërtuar vazhdimësi pas fitores minimale 1-0 ndaj Newcastle javën e kaluar. Në anën tjetër, Wolves kërkojnë me çdo kusht 3 pikët e para të sezonit, teksa ndodhen në fund të tabelës me vetëm 2 pikë.
Chelsea poashtu pret një ndeshje jo të lehtë nga ora 20:45, ku do të përballet me Bournemouthin. “Blutë” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pas një luhatjeje forme, ndërsa e ardhmja e Enzo Maresca është vënë në dyshim. Bournemouth ka pasur një rënie të dukshme që nga fillimi i sezonit “Cherries” kanë vetëm 4 pikë në 9 ndeshjet e fundit.
Pak para xhiros së fundit, kjo është tabela aktuale e Premier Ligës.
