Errët
Ndritshëm

Reali është i pafuqishëm pa Mbappén

29.12.2025
Kylian Mbappe Real Madrid V Ac Milan Ucl 2024

Real Madridi pa Mbappén është ekip shumë i dobët.

Në vitin 2025, francezi ka qenë lojtari kryesor i “Los Blancos”, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me 59 gola në një vit kalendarik.

Megjithatë, diferenca mes tij dhe pjesës tjetër të skuadrës është skandaloze.

Jude Bellingham dhe Vinicius Junior kanë nga 13 gola secili gjatë vitit 2025, plot 40 më pak se francezi. Rodrygo renditet i katërti me 10 gola, ndërsa Arda Güler i pesti me tetë.
Situata është edhe më alarmante për Viniciusin, pasi qe 17 ndeshje nuk ka shënuar gol.

Mbappe ka realizuar gjysmën e golave të Real Madridit në La Liga dhe mbi 50 për qind në Ligën e Kampionëve.

Reali pa të shënon pak, fiton vështirë dhe nuk frikëson askënd.

Pesha e ekipit bie pothuajse tërësisht mbi francezin, ndërsa lojtarët e tjerë nuk kanë treguar se janë të aftë ta udhëheqin skuadrën drejt fitoreve.

Errët
Ndritshëm