Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City.
Pavarësisht zhurmave dhe spekulimeve të shumta që e lidhnin me një largim nga stoli i “Citizens” në qershor, trajneri spanjoll i ka shuar të gjitha dyshimet me deklarata të forta në konferencën për media.
“Jam i lumtur këtu. Dua të qëndroj këtu. Ka pasur thashetheme prej vitesh, shumë herë, herë pas here… por ajo që mund të them qartë është se dua të vazhdoj këtu”, u shpreh Guardiola.
Pep ka kontratë deri në vitin 2027 me Cityn dhe pritet ta respektojë atë deri në fund.