Vëllai i madh i Kobbie Mainoo ka ndezur polemika me një protestë të hapur për minutazhin e kufizuar të yllit të Manchester United.
I veshur me një bluzë provokuese “Free Kobbie Mainoo”, ai u shfaq në Old Trafford gjatë barazimit spektakolar 4-4 ndaj Bournemouth.
Ky veprim ka irrituar drejtuesit e klubit. Mainoo, vetëm 20 vjeç,ani pse u prit me duartrokitje kur hyri në lojë në minutën e 61-të,anglezi po luan pak këtë sezon nën Ruben Amorim, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm në janar.
United tani druhet se situata mund të ulë vlerën e tij në treg ndërsa Napoli shfaq interes konkret dhe Bayern Munich po e monitoron nga afër.