Errët
Ndritshëm

Igor Thiago shpallet lojtari i muajit nëntor në Premier League

12.12.2025
Thiago Pl Potm Scq37f

Sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago, është shpallur Lojtari i Muajit në Premier League për muajin nëntor, ka njoftuar zyrtarisht liga përmes rrjeteve sociale.

Braziliani ka zhvilluar katër paraqitje në kampionat gjatë këtij muaji, duke realizuar pesë gola dhe duke u shndërruar në figurën kyçe të ekipit të tij. Kontributi i tij ishte vendimtar në dy fitoret e Brentfordit, ndaj Newcastle (3-1) dhe Burnley (3-1), ku Thiago shënoi nga dy gola në secilën ndeshje.

Pavarësisht humbjeve ndaj Crystal Palace (0-2) dhe Brighton (1-2), forma individuale e sulmuesit u vlerësua maksimalisht nga Premier League, duke e renditur atë mbi një listë konkurrentësh të fortë. Për çmimin e Lojtarit të Muajit, Thiago la pas emra si Harvey Barnes (Newcastle), Kiernan Dewsbury-Hall (Everton), Jeremy Doku (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Reece James (Chelsea) dhe Declan Rice (Arsenal).

Pas 15 xhirove të zhvilluara në Premier League, Brentford renditet në pozitën e 14-të në tabelë me gjithsej 19 pikë.

Errët
Ndritshëm