Errët
Ndritshëm

Gjashtë persona arrestohen për kontrabandë dhe kalim ilegal të kufirit në veri

12.12.2025

Gjashtë persona janë arrestuar në veri të Kosovës nën dyshimin për kontrabandim me mallra dhe kalim ilegal të kufirit. Arrestimet janë bërë të enjten në mbrëmje, në një rrugë malore të fshatit Rujishtë, ku njësitë policore kanë ndalur katër automjete me targa të Serbisë, të cilat dyshohen se po transportonin mallra të kontrabanduara pa dokumentacion mbi prejardhjen.

Në automjete janë gjetur mallra të ndryshme, përfshirë tekstil, produkte ushqimore dhe produkte mishi. Të arrestuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut.

“Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të vazhdojë me procedurat përkatëse. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si ‘Kontrabandim me mallra’ dhe ‘Kalim ilegal i kufirit’. Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Errët
Ndritshëm