Policia e Kosovës ka bërë të mundur ekstradimin nga Gjermania të një shtetasi kosovar, i cili ishte arrestuar jashtë vendit për shmangie nga drejtësia dhe vuante një dënim prej një viti burg.
Ekstradimi u realizua më 10 dhjetor 2025, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve gjermane.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u dorëzua njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës, ku do të vijojnë procedurat ligjore.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe kapjen e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.