Errët
Ndritshëm

Akanji rrezikon ndeshjen ndaj Liverpoolit, mbrojtësi mungon në stërvitje

08.12.2025
E5d33df46c41759bdfa6b1375fe50c31

Interi po përgatitet për sfidën e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nesër (9 dhjetor, ora 22:00) do të përballet me Liverpoolin.

Sipas TMW, mbrojtësi Manuel Akanji ka humbur seancën e sotme stërvitore për shkak të simptomave të ngjashme me gripin, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në supersfidë.

Nëse ethet zhduken dhe gjendja stabilizohet, ai pritet të rikthehet në skuadër. Në të kundërtën, trajneri Christian Chivu do të detyrohet të luajë pa të.

Këtë sezon, 30-vjeçari ka zhvilluar 17 paraqitje për Interin.

Errët
Ndritshëm