Errët
Ndritshëm

Trajnim elitë për Njësitë Speciale: Certifikohen 24 pjesëtarë në aftësi të veçanta operative

06.12.2025

Në Kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, 24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative kanë përfunduar me sukses trajnimin në fushën e “Aftësive të Veçanta Policore Operative”. Trajnimi u zhvillua nga një konsulent ndërkombëtar në bashkëpunim me OSBE-në.

Ky program u organizua mbi bazën e nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë ndërkombëtarë të ofruar nga OSBE, si partner strategjik i Policisë së Kosovës në forcimin e kapaciteteve specialistike.

Aktiviteti kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operacionale të Njësive Speciale, duke forcuar më tej standardet dhe kapacitetet e tyre në kryerjen e operacioneve të veçanta policore.

Errët
Ndritshëm