Errët
Ndritshëm

Sami Kurteshi sulmon median, reagon Federata Evropiane e Gazetarëve

04.12.2025

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së, ka bërë një postim të ashpër në rrjete sociale, ku përdor gjuhë fyese dhe akuza të rënda ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Ai i ka quajtur gazetarët dhe AGK-në “aleancë kriminale”, ndërsa reagimin e mediave për sjelljen e tij e ka cilësuar “gënjeshtër” dhe “shpifje”.

Pas këtij postimi, reagimet kanë qenë të menjëhershme.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i ka dërguar letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e thirrur që të ndalojë gjuhën denigruese ndaj gazetarëve që sipas tij po vjen nga një përfaqësues i partisë së tij.

““Kryeministër në detyrë Kurti, ju bëj thirrje që menjëherë t’i jepni fund fushatës së njollosjes që po zhvillohet nga një anëtar i partisë suaj kundër gazetarëve. Sami Kurteshi e ka përshkruar organizatën tonë partnere, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), si një “aleancë të grupeve kriminale”. Ky krahasim i një organizate evropiane të gazetarëve, shumë të respektuar, me një grup kriminal është njëkohësisht skandaloz dhe i padenjë”, tha Gutierez.

Gutierrez e ka quajtur deklaratën e Kurteshit “skandaloze dhe të padenjë”, duke theksuar se përbën sulm ndaj një organizate të respektuar të gazetarëve në Evropë.

AGK ndërkohë ka kërkuar reagim institucional ndaj fjalorit të përdorur nga anëtari i KQZ-së.

Errët
Ndritshëm