Kryetari i trupit gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta thirrur ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin, si dëshmitar fizik ose me shkrim.
Megjithatë, gjyqtari ka lejuar që pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit, të dhëna në proceset e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, të pranohen si prova.
Vendimi ka për qëllim krahasimin e këtyre dëshmive me deklaratën e Zyrapit të dhënë në Dhomat e Specializuara në korrik 2024, për të vlerësuar kredibilitetin e tij dhe nëse është ndikuar nga Thaçi.