Errët
Ndritshëm

Gjilan: Përleshje mes vajzave, përdoret edhe thika

26.11.2025

Tre vajza të mitura u rrahën mes vete mëngjesin e së mërkurës në Gjilan. Përveç dajakut, aty u përdor edhe thika.

Si pasojë, njëra mbeti e therur me thikë, si dhe dy të tjera patën lëndime të lehta.

Mosha e vajzave të përfshira është mes 14 e 17 vjeç.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarat janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm