Errët
Ndritshëm

Valon Sylës i ngrihet akta:kuzë për dhu:në ndaj të dashurës, Leo e riktheu në panel

22.09.2025
Valonsyla 600x360 1 600x360

Gazetarit Valon Syla i është ngritur aktakuzë më 19 gusht për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nën dyshimin se në qershor të këtij viti kishte rrahur të dashurën e tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar lajmin për Shënjestër.net.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se pas përfundimit të hetimeve, më datë 19.08.2025 është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.S., për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Shënjestër.net.

Aktakuzën, mediumi nuk ka arritur ta sigurojë akoma. Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, Syla dyshohej se e ka kafshuar në shpinë të dëmtuarën dhe ka përdorur në vazhdimësi gjuhë fyese ndaj saj. Gjithashtu, Prokuroria pretendon se, në momentin kur kanë arritur te banesa e të dëmtuarës, ajo ka tentuar të largohet nga vetura, por Syla e ka ndaluar me forcë duke e kapur dhe shtrënguar, si dhe e ka tërhequr për flokësh.

Pavarësisht aktakuzës, Syla është rikthyer si panelist i rregullt në emisionin Pressing.

Shënjestër.net ka kontaktuar autorin e emisionit, Leonard Kërquki, për të pyetur nëse planifikon ta ftojë sërish Sylën në studio, të paktën deri në përfundimin e çështjes gjyqësore. Ai nuk ka kthyer pergjigje deri ne publikimin e storjes.

Sipas nenit 185 të Kodit Penal te Republikes se Kosoves, lëndimi i lehtë trupor dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Errët
Ndritshëm