Errët
Ndritshëm

Dogana e Kosovës parandalon dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë

20.09.2025
550235831 1209713464525116 4099312850627097524 N 1

Dogana e Kosovës, të shtunën përmes njësive të saj në pikën kufitare Jarinjë, ka parandaluar dy raste kontrabande në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar, i cili ishte fshehur me qëllim shmangien e detyrimeve doganore dhe futjen ilegale në tregun e Kosovës.

Në një kontroll tjetër të një automjeti, zyrtarët zbuluan një sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit, të cilat po tentohej të futeshin pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.

Të dyja llojet e mallrave janë sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e mallrave të paligjshme dhe të rrezikshme në treg.

Errët
Ndritshëm