Errët
Ndritshëm

Arber Havolli shpallet në kërkim nga Policia, i dyshuar për vrasjen në Podujevë

09.09.2025

Policia e Kosovës, u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin dhe gjetjen e një personi të dyshuar për vrasje.

Personi i dyshuar, Arber Havolli, dyshohet për përfshirje në rastin e ndodhur më 06.09.2025, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë.

Ai aktualisht gjendet në arrati.

Policia fton të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit në numrat dhe adresat zyrtare të komunikimit.

Policinë mund ta lajmëroni direkt përmes këtyre formave:

E-mail: info@kosovopolice.com
Android #app: Lajmero Policinë
Tel: 192

Errët
Ndritshëm