Pas dhjetëra seancave të dështuara, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentarin e ri. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, mori 73 vota pro dhe u ul në krye të Kuvendit.
Përveç mbështetjes nga grupi i tij parlamentar dhe përfaqësuesve të komuniteteve, Basha siguroi edhe 17 vota shtesë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kush e votoi Bashën për kryeparlamentar?
Nga PDK-ja, pro votuan: Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Enver Hoxhaj, Blerta Deliu, Jakup Nura, Përparim Gruda, Artan Behrami, Eliza Hoxha, Mërgim Lushtaku, Altin Krasniqi, Rrahman Rama dhe Sala Jashari.
Në të njëjtën parti abstenuan: Rashit Qalaj, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Ariana Musliu-Shoshi dhe Elmi Reçica.
Ndërsa kundër votuan: Nait Hasani, Ganimete Musliu, Fadil Demaku dhe Kosovare Murseli.
Nga AAK-ja, pro votuan: Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Bekë Berisha. Abstenuan: Time Kadrijaj dhe Adem Hoxha.
Në LDK, të gjithë deputetët votuan kundër, përveç Arben Gashit i cili abstenoi.
Ndërkohë, tre deputetët e Nismës Socialdemokrate dhe Duda Balje gjithashtu votuan kundër.