Errët
Ndritshëm

Trajneri i Lille lë të hapur të ardhmen e Zhegrovës

25.08.2025
B9735480323z.1 20231116133052 000+g3snqmpnl.1 0

Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka lënë të hapur të ardhmen e Edon Zhegrovës, pavarësisht deklaratave të presidentit të klubit se sulmuesi kosovar do të mbetet pjesë e ekipit francez.

Pas fitores ndaj Monacos, Genesio u pyet për situatën e 26-vjeçarit dhe tha se nuk është i sigurt nëse ai do të qëndrojë deri në fund të afatit kalimtar.

Ai është këtu, me ne. Do të shohim nëse do të jetë këtu deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, nuk ka luajtur për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh trajneri francez.

Zhegrova ka qenë në qendër të interesimit të Juventusit, mirëpo presidenti i Lille, Olivier Letang, së fundmi konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me klubin italian dhe se pret që lojtari të mbetet në Francë.

Megjithatë, një dëmtim i lehtë muskulor i ka kufizuar minutat e kosovarit, i cili nuk u aktivizua ndaj Monacos. Genesio tha se mbetet të shihet nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës në udhëtim ndaj Lorient.

Errët
Ndritshëm