Errët
Ndritshëm

Plagosi rojen e një prone private në Vushtrri, arrestohet 40-vjeçari

15.07.2025

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar të martën një 40-vjeçar me inicialet F.A., i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, më 12 korrik 2025, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur rojtarin që ishte duke ruajtur një pronë private.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja si prova materiale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

Policia bën të ditur se hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim dhe se në kërkim mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Errët
Ndritshëm