Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në Kuvend për rishqyrtim.
Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si turp të madh dhe goditje për Kosovën, duke kritikuar të gjithë ata që, sipas tij, janë përfshirë në këtë proces.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ligji për Dhomat e Specializuara është kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).