Errët
Ndritshëm

Ronaldo mund t’i japë fund karrierës me Portugalinë, raportohet për përçarje me federatën

20.10.2026

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të rikthehet te Përfaqësuesja e Portugalisë në të ardhmen e afërt.

Sipas gazetarit të CNN Portugal, Rui Santos, sulmuesi 41-vjeçar i Al-Nassr nuk dëshiron të ftohet në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares.

“Ronaldo do të preferonte të mos ftohej. Cristiano nuk mendon se i ka borxh dikujt diçka. Ai ndjen se është trajtuar keq dhe ende beson se nuk i është thënë e vërteta, se është tradhtuar”, ka deklaruar Santos.

Sipas gazetarit, Ronaldo me gjasë nuk do të rikthehet te Portugalia, pasi nuk beson më te fryma e Federatës Portugeze të Futbollit dhe është gjithnjë e më i bindur se e drejta është në anën e tij.

Ndërkohë, presidenti i federatës, Pedro Proença, thuhet se po përpiqet të kontaktojë Ronaldon çdo ditë, por situata mes palëve ka arritur në një pikë bllokimi.

E ardhmja e yllit portugez me kombëtaren mbetet e paqartë, ndërsa përplasja me federatën mund ta mbajë atë larg grumbullimeve të ardhshme.

Errët
Ndritshëm