Një burrë dyshohet se ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të hënën në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.