Kylian Mbappe është shpallur futbollisti më i mirë në Evropë.
Sulmuesi 27-vjeçar i Real Madridit ka fituar çmimin “Onze d’Or”, i cili jepet çdo vit që nga viti 1976 nga revista franceze “Onze Mondial” për futbollistin më të mirë në Evropë.
Mbappe, i cili shënoi 40 gola për Real Madridin në sezonin 2025/26, mori 48.2 për qind të votave dhe e fitoi këtë çmim për herë të parë. Në tri raste të mëparshme, ai kishte përfunduar në vendin e tretë.
Në tri pozitat e para u renditën edhe mesfushori i PSG-së, Joao Neves, me 11.9 për qind të votave, si dhe sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia, me 10.8 për qind.
Fitues i çmimit për sezonin 2024/25 ishte Ousmane Dembele.
Lionel Messi e ka fituar këtë çmim më së shumti herë, me gjithsej katër triumfe, ndërsa Zinedine Zidane dhe Michel Platini e kanë fituar nga tri herë.