Errët
Ndritshëm

Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës për familjet në nevojë

19.10.2026

Familjet që kanë vështirësi financiare mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur aplikimin nga 19 tetori 2026, ndërsa afati do të jetë i hapur deri më 31 mars 2027.

Aplikimi bëhet online përmes platformës shtetërore eKosova, në kategorinë “Familja”, në këtë link.

Të drejtë aplikimi kanë familjet që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program. Aplikimi duhet të bëhet nga një anëtar i familjes dhe mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë online mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Sipas ministrisë, subvencionimi fillon nga muaji kur aplikimi aprovohet dhe nuk mbulon muajt paraprakë. Për këtë arsye, familjeve të interesuara u rekomandohet të aplikojnë sa më herët.

Të dhënat e deklaruara do të verifikohen nga institucionet përkatëse. Në rast të deklarimeve të pasakta ose të paplota, aplikimi mund të refuzohet ose përfituesit mund të detyrohen ta kthejnë mbështetjen e marrë.

Errët
Ndritshëm